BallinaLajmeDjali i vëllaut të ish-deputetit të PDK-së dyshohet se plagosi familjarin e...

Djali i vëllaut të ish-deputetit të PDK-së dyshohet se plagosi familjarin e Behxhet Pacollit (FOTO)

Të ngjajshme

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për...

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Osman Pacolli është plagosur mbrëmë me tre plumba në Prishtinë.
Pacolli është vëllau i deputetit të AKR-së, Rrahim Pacolli dhe familjar i zv/kryeministrit, Behgjet Pacolli.
Gazeta Insajderi ka mësuar se i dyshuar për plagosjen e tij është djali i vëllaut të Shaip Mujës, Ardian Muja.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me një njoftim për media.

“O. P, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin në fjalë policia ka identifikuar personin e dyshuar: A. M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i cili aktualisht ndodhet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Muja edhe në rrjetin social facebook ka fotografi me agjën e tij, Shaip Mujën ish-deputet i PDK-së, dhe zyrtarë tjerë të PDK-së si Xhavit Haliti. /Insajderi.com

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz