Një person është plagosur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh dhe sipas dëshmitarëve nuk dihet nëse gjendja e të lënduarit është e rëndë.
Në pamjet e sigurua nga Indeksonline shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë edhe ekipi i Urgjencës. /Indeksonline/