back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeEdhe deputetja e Kosovës në listën e veteranëve mashtrues (FOTO)

Edhe deputetja e Kosovës në listën e veteranëve mashtrues (FOTO)

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që cilësohen si veteranë mashtrues.

Në këtë listë bën pjesë edhe ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Kadrijaj, aktualisht deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shfaqur shumë e zemëruar për përfshirjen e saj në këtë listë.

“Unë dezertere e ju heronjë!”, është shprehur ajo.

Në një aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, më 15 gusht të këtij viti ishte dorëhequr për shkak të kërcënimeve që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror kur po hetonte listat e fryra të veteranëve. Kjo bëri që procesi të përshpejtohet pasi edhe pati reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz