BallinaShqiptareAir Albania realizon fluturimin e parë

Air Albania realizon fluturimin e parë

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Kompania e parë kombëtare e fluturimeve e Republikës së Shqipërisë, Air Albania, ka realizuar fluturimin e parë simbolik me studentë shqiptarë të ekselencës, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni me 80 nxënës dhe studentë u nis në fluturim drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, ministra të kabinetit qeveritar të Shqipërisë dhe zyrtarë të tjerë.

Studentët dhe nxënësit gjatë nisjes për në Stamboll i ka përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Më vjen shumë mirë që këtë fluturim të parë të muajit të testit të Air Albania e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës. Është një fluturim simbolik, ndërkohë që gjatë gjithë muajit do të jenë disa të tillë”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

Ceremonia e inaugurimit të Air Albania u organizua të premten në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Air Albania është krijuar në partneritet me Turkish Airlines. Kujtojmë se disa ditë më parë Bordi Drejtues i Turkish Airlines (THY) njoftoi se ka vendosur të themelojë një kompani sipërmarrjeje të përbashkët me bazë në Shqipëri, me qëllim për të operuar në fushat e transportit të pasagjerëve dhe mallrave.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz