BallinaRegjionaleDrenasDrenas: Ferronikeli dhe ”Islamic Relief” dhurojnë 112 çanta për nxënësit jetimë dhe...

Drenas: Ferronikeli dhe ”Islamic Relief” dhurojnë 112 çanta për nxënësit jetimë dhe ata në nevojë

Të ngjajshme

Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA e FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin...

Aksident i rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë...

Sulmet ruse vrasin 10 persona, Zelensky thotë se Ukraina godet cisterna nafte

Sulmet me dronë dhe raketa ruse në Ukrainë kanë...

Gabon Jashari, Berardi i jep epërsinë Sassuolos ndaj Milanit

Sassuolo ka shënuar golin e epërsisë ndaj Milanit. Është Domenico...

Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri...

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019, ndërmarrja e Ferronikelit në Drenas ne bashkëpunim me organizatën Islamic Relief dhe Komunën e Drenasit, kanë dhuruar 112 çanta të kompletuara edhe me pajisje shkollore dhe përfitues të këtyre çantave shkollore janë fëmijët jetim dhe ata me kushte të rënda ekonomike e sociale.

Përzgjedhjen e tyre e kanë bërë kolektivi i shkollës dhe përmes organizatës Islamic Relief, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor dhe ka falënderuar ndërmarrjen e Ferronikelit dhe organizatën Islamic Relief për këtë ndihmë për nxënësit e Komunës së Drenasit. Lladrovci u ka thënë nxënësve përfitues se përmes rezultateve të mësimit, do të bëni krenar së pari familjet, vendbanimin dhe gjithë vendin. “Ju dëshiroj së pari shëndet, dhe kërkojë angazhimin tuaj maksimal për të fituar dijen përmes mësimit.

Mësimdhënësit dhe familjet tuaja janë të shenjtë, ndaj kërkojeni dijen përmes tyre, që nesër vendi të këtë profesionist të merituar”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Menaxherja e programit nga Islamic Relief, Albulena Gashi, ka falënderuar ndërmarrjen e Ferronikelit ne aktivitetet humanitare për rastet me të ndjeshme në vend dhe ka numëruar vitin 10 që kanë bashkëpunim. Gashi ka uruar vitin e ri shkollor dhe ka thënë se pas marrjes së pajisjeve për shkollë, nxënësve ju mbetet vetëm të tregojnë rezultate ne mësim.

Ndërsa drejtori i ndërmarrjes së Ferronikelit, Ben Shlomo, ne këtë ngjarje të shpërndarjes së çantave, u ka uruar nxënësve fillimin e vitit të ri shkollor dhe u ka uruar suksese në mësime, kreativitet dhe arritje të dëshiruara. “Jam i lumtur që jam në mësim tuaj edhe këtë vit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Investimi në edukim të gjeneratave të reja është puna më e mirë qe mund të bëjmë”, ka thënë Ben Shlomo, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz