back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeA mund ta merrni Preshevën pa e dhënë Veriun? Kështu përgjigjet Thaçi

A mund ta merrni Preshevën pa e dhënë Veriun? Kështu përgjigjet Thaçi

Të ngjajshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistën për agjencinë serbe të lajmeve Beta, ka thënë se rezultati i dialogut final mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë njohja reciproke si dhe anëtarësimi i Kosovës në BE, NATO dhe Kombe të Bashkuara si dhe progresi i Serbisë në integrime evropiane, transmeton Periskopi.

Thaçi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japing mbështetje të plotë dialogut mes të dyja vendeve.

“ShBA dhe Bashkimi Evropian kanë të njëjtin pozicion, ata kanë krijuar kushte dhe hapësirë të mjaftueshme për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes të dyja vendeve, natyrisht kjo, e kryesuar nga lidershipi i Bashkimit Evropian me mbështetjen e plotë të SHBA’së dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar’, ka thënë ai, shkruan Periskopi.

Presidenti Thaçi ka mohuar se Kosova ndodhet në ndonjë krizë politike ‘përkundër që Kuvendi i Kosovës ka dështuar javën e kaluar të marrë vendime sa i përket dialogut final’.

“Në Kosovë, ashtu si në çdo vend tjetër demokratik, ka pikpamje të ndryshme politike, ka opinione të ndryshme sa u përket çështjeve të ndryshme, por nuk ka krizë politike. Unë kam besim se Kosova do të jetë e bashkuar në interesat e përbashkëta të shtetit dhe për këtë, po punoj me gjithë spektrin politik, përfshirë poiztën dhe opozitën”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka shtuar se është shumë normale që ai dhe Vuçiq kanë pozicione të ndryshme sa i përket normalizimit të raporteve mes të dyja vendeve, por ka thënë se janë duke punuar në arritjen e marrëveshjes që do rezultonte me njohjen reciproke.

“Për Kosovën është e qartë se perspektiva evropiane është e vetmja rrugë”, ka thënë ai.

Deri sa arritja e marrëveshjes është mjaft e vështirë, për Thaçin, është më shumë e rëndësishme të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët dhe e cila mund të implementohet nga të dyja palët, shkruan Periskopi.

“Kemi pritur më shumë se një shekull për të folur rreth këtyre problemeve, për të zgjidhur konfliktin. Qytetarët tanë kanë pritur mjaft gjatë. Nuk jemi në situatë të favorshme as në këtë kohë, por ne duhet të punojmë për të arritur marrëveshjen e cila do të jetë e pranueshme dhe e aplikueshme nga të dyja palët”, ka thënë Thaçi.

I pyetur lidhur me korrigjimin e kufijve, ai ka thënë se nuk do të ketë ndarje e as nuk do të lejohet krijimi i Republikës Srpska në Kosovë.

“Unë jam duk epunuar për demarkimin e kufirit mes të dyja vendeve, i cili përfshin 430 kilometra, përfshirë edhe bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës si tërësi territorial. Ky është një respekt për qytetarët tonë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i shprehur më 1 dhe 2 mars 1992. Kjo është ajo për të cilën unë po bëj përpjekje dhe e kam institucionalizuar si pikë në Bruksel’, ka thënë Thaçi për Beta, shkruan Periskopi.

I pyetur nëse Serbia do të pranonte që Kosova ta marrë Luginën e Preshevës, pa pretenduar veriun e Kosovës, Thaçi ka thënë se ‘nuk mund të flasë për Serbinë’.

“Unë nuk mund të flas për Serbinë, por ne nuk jemi aq naiv sa të themi se Serbia do ta pranojë Kosovën për shkak të qëllimeve të mira, respektit ndaj Kosovës apo sepse e do Kosovën, por sepse ky do të jetë një hap i domosdoshëm për integrime evropiane. Kjo do të jetë një marrëveshje e bazuar në interesa të përbashkëta, me kompromise të dhimbshme dhe jo shumë leht të arritshme por që do jetë një proces i domosdoshëm në rrugëtimin për paqe”, ka thënë Thaçi./Periskopi/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz