back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeA mund ta vizitojë Thaçi Preshevën? Flet kryeministrja serbe

A mund ta vizitojë Thaçi Preshevën? Flet kryeministrja serbe

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot se në qeverinë e Serbisë nuk ka ardhur asnjë paralajmërim për vizitën eventuale të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Preshevë, se dhe ai së pari duhet t’i drejtohet qeverisë serbe.

“Nuk kemi asnjë paralajmërim. Së pari duhet t’i drejtohet qeverisë së Serbisë. Së pari do të shohim se çfarë do t’i thotë qeverisë së Serbisë, dhe më pas do të vendosim”, ka thënë Bërnabiq, transmeton Insajderi.com.

Ajo ka shtuar se “Serbia është vend i cili mund të sigurojë çfarëdo vizitë sepse është stabile dhe ka sovranitet”.

Ajo ka vlerësuar se fjalimi i kryetarit serb Aleksandar Vuçiq në Mitrovicën e Veriut është “historik” sepse, siç pretendon “ka ofruar perspektivën e Serbisë së re, stabile e cila nuk ka pretendime të fitojë në luftëra por në ekonomi”.

Duke komentuar incidentet të cilat e kanë përcjellë vizitën e Vuçiqit në Kosovë, ajo pretendon se “edhe një herë është konfirmuar deklarata e saj e mëhershme se liderët momental të shqiptarëve të Kosovës janë të paparashikueshëm dhe se nuk i respektojnë marrëveshjet”.

“ Për fat të keq ata janë politikanë të luftës, nuk janë politikanë të paqes, por ne do të punojmë sipas porosive të paqes të cilat i ka dhënë presidenti ynë Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar Bërnabiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz