BallinaLajmeEpilogu i policisë rreth vizitës së delegacionit serb në Kosovë

Epilogu i policisë rreth vizitës së delegacionit serb në Kosovë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka dhënë informacione zyrtare lidhur me vizitën dy ditore të delegacionit serb në Kosovë.

Kësisoj, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së bashku me ekipin e tij kanë lëshuar territorin e Kosovës rreth orës 13:50.

Sipas komunikatës, lidhur me vizitat e delegacioneve apo personaliteteve nderkombëtare në vendin tonë, përfshirë edhe vizitën dyditore të Presidentit serb, Vuçiq, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit të gjitha veprimet e saja planifikuese dhe operacionale i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe vendimit të institucioneve shtetërore të RKS-së, në funksion të garantimit të sigurisë për të gjithë, shkruan Indeksonline.

“Lidhur me vizitën e lejuar të Presidentit serb në vendin tonë, Policia e Kosovës permes planifikimeve operacionale ka ndërmarr masat e nevojshme policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe përcjelljes së eskortës dhe ofrimit të sigurisë së delegacionit.

Referuar kësaj vizite, sot në orët e hershme të mengjesit Policia e Kosovës ka pranuar disa informacione për tubime të disa qytetarëve dhe bllokim të rrugës në rajonin e Drenicës, për të protestuar kundër vizitës së presidentit serb në këtë rajon. Policia e Kosovës ka ndermarr të gjitha veprimet operacionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, përderisa situata ka qenë e qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident”, thuhet në sqarimin e policisë.

Ndërsa sa i përket disa raportimeve në mediat serbe, ku thuhet se janë dëgjuar të shtëna armësh në këtë rajon, Policia e Kosovës nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna dhe aktualisht nuk mund të konfirmoj lajmin si të tillë, i cili i referohet këtij lokacioni dhe personit të apostrofuar në këto media si të dyshuar. Policia e Kosovës do të punoj me njësitet relevante policore në verifikimin e këtij informacioni.

“Referuar situatës dhe vendimit të institucioneve shtetrore të RKS-së lidhur me viziten e presidentit serb në rajonin e Drenicës, Policia e Kosovës i ka ndermarr të gjitha masat e nevojshme për realizim dhe implementim të këtij vendimi.

Delegacioni me presidentin serb është kthyer nga rajoni i veriut të Mitrovicës drejt pikës kufitare në Jarinje, dhe i njëjti ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës rreth orës 13:50”, përfundon epilogu./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz