back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeZgjohet në këmbë e gjithë Drenica, nesër protestë kundër vizitës së Aleksandër...

Zgjohet në këmbë e gjithë Drenica, nesër protestë kundër vizitës së Aleksandër Vuçiq në Banjë të Skenderajt

Të ngjajshme

Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë

Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke...

Williams: Thaçi inteligjent, pa autoritet në bisedime

Nga gjykata u largua por brenda saj la dëshmitë...

Melinda merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

“Faleminderit shumë, zoti Rubin” – Leonora Jakupi reagon për James Rubin

James Rubin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të...

Me të marrë lajmin se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë ditës së nesërme do të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skenderaj është paralajmëruar protestë popullore nga Shoqatat e të dalura nga Lufta e UÇK-së në Skenderaj, shkruan Drenica Press.

Përmes një njoftimi nga shoqatat e Luftës së UÇK-së Dega në Skenderaj, ftohen gjithë banorët e Drenicës që nesër në ora 06:00 të mëngjesit të dalin në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, për të protestuar kundër vizitës së Presidentit të Serbisë në fshatin Banjë të Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Në një njoftim të dalë nga këto shoqata ndër të tjera thuhet:

Nga shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së Dega Skenderaj

“Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanarisht luftetar, invalid dhe familjar të deshmorëve. Fillimisht ju kërkojm falje që po iu shqetësojmë në këto orë të vona, por sa po morem lajmin se Aleksander Vuçiç nesër do të shkelë tokën e Drenicës. Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur deri tek mosha ma e shtyer, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiçin që mos të shkelë në tokën e Drenicës. Asnje zyrtar i shtetit Serb që ka shkaktu dhunë dhe vujtje në Kosovë nuk do të duhej të lejohej të hynte në Kosovë pa kerkuar falje. Takohemi të gjithë në Sheshin “ADEM JASHARI” në ora 06:00 në mengjes kurse qytetaret e runikut runik për ti bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në Banjë fshat ky në tokën arberore “o sot o kurr”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz