BallinaRegjionaleDrenasSkenderaj, konfiskohen produkte me afat të skaduar

Skenderaj, konfiskohen produkte me afat të skaduar

Të ngjajshme

Inspektorët komunalë, në kuadër të aktivitetit të tyre ditor, kanë kryer një kontroll rutinë në dyqanet e fshatit Çirez, ku kanë hasur gjera ushqimore me afat të skaduar.

Pasi kanë verifikuar datën e skadencës, inspektorët kanë kryer konfiskimin e mallit, vlera e të cilit është rreth 110 euro, duke e dërguar në një vend të izoluar ku edhe kanë asgjësuar atë.

Ndaj pronarit të dyqanit tek i cili janë gjetur artikuj me afat të skaduar, i është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Inspektorët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Skenderajt, ndërkaq, kanë shtuar aktivitetin e kontrollimit të dyqaneve, marketeve dhe bizneseve në përgjithësi, për të parandaluar rrezikun e qytetarëve.

Komuna e Skenderajt ka bërë apel te pronarët e dyqaneve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse qytetarëve u është kërkuar bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz