Sot do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, që do të zhvillohet të hënën, më 10 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
FFK ka njoftuar se çmimi i biletave për këtë duel janë nga 2 euro deri në 50 euro.
Në veri dhe në jug biletat do të kushtojnë nga 2 euro, në Lindje 3 euro, në Perëndim dhe Perëndim A nga 10 euro.
Në zonën VIP biletat kushtojnë nga 50 euro, ndërsa mund t’i bleni në këto vende:Biletat do të mund të blihen në këto pika të shitjesZ-Mobile, Prishtinë – rr. Perandori Justinian, Qyteza Pejton (afër British Council), Z-Mobile, Prishtinë – Sheshi Nëna, Terezë, Nr.15 (përball Ministrisë së Kulturës), Z-Mobile, Pejë – rr: Mbretëresha Teutë (ndërtesa e Hotel Gold-it), Z-Mobile, Gjilan – Bulevardi i Pavarësisë (Qendër, Te xhamia, përball kafiterisë Soho), Z-Mobile, Gjakovë – rr. Nëna Terezë 459 (afër Kuvendit komunal, përballë kafiterisë Indeks), Z-Mobile, Prizren – rr. Remzi Ademai nr. AB (Afër komunës), Z-Mobile, Ferizaj – rr. Dëshmoret e kombit 100 (përball Kishës dhe Xhamisë), Z-Mobile, Mitrovicë – sheshi Isa Boletini (përballë Kuvendit komunal).


