BallinaShqiptare‘Çmime që nuk shihen asgjëkund në Mesdhe’, suedezët të habitur me ndryshimet...

‘Çmime që nuk shihen asgjëkund në Mesdhe’, suedezët të habitur me ndryshimet në Shqipëri

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Shqipëria është një prej destinacioneve më të pëlqyera këtë vit. Një vend me një transformim shumë të shpejtë që ka kaluar nga rreth 50 vite diktaturë, në një kaos që e përfshiu në vitet 90’ deri në destinacionin fantastik, shumë të lirë të Mesdheut, shkruan e përditshmja suedeze “Expressen.se” në një reportazh ku zbulon Shqipërinë.

Harta tregon një rrugë që gjarpëron nëpër male dhe që duhen orë për të ikur nga Tirana në jug. Por, harta është 5-6 vite e vjetër dhe rruga që gjarpëron nëpër male tani është bërë një autostradë moderne me tunele mes maleve. Shqipëria po ecën shumë mirë. Qytetet po rriten dhe kjo është diçka e shkëlqyer.

Turistët po fillojnë të bëhen gjithnjë e më të shumtë dhe ka shumë hotele, kafene dhe restorante të reja. Të qëndruarit në kafe është një stil jetese për shumë shqitparë. Më parë dominonte kafeja turke, sot është kafeja ekspres italiane.

Madje, në restorantet përgjatë bregdetit ndihet influenca italiane, ku ka më shumë pica, rizoto dhe makarona al dente se sa menu klasike ballkanike. Si dhe një shumëllojshmëri me produkte deti me çmime që nuk shihen asgjëkundi në Mesdhe prej dekadash.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz