BallinaSportJa çfarë i ka thënë Klopp portierit Alisson pas gafës ndaj Leicester

Ja çfarë i ka thënë Klopp portierit Alisson pas gafës ndaj Leicester

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Jurgen Klopp i ka thënë Alisson Becker se ka zgjedhur kohën e duhur për të bërë gabimin e pashmangshëm që do t’i kushtonte një gol Liverpool.

Alisson bëri një gabim të pafalshëm gjatë ndeshjes me Leicester City-n, duke rifutur në lojë vendasit, por fatmirësisht Të Kuqtë kanë ruajtur avantazhin dhe mbeten me pikë të plota në renditjen e Premier League.

“I thashë se ishte ndeshja e duhur për ta bërë atë gabim pasi arritëm të fitonim gjithsesi,” shprehet Klopp pas ndeshjes.

“Po të kishim pësuar edhe golin e dytë do të kishte qenë e rëndë, por ai dhe Joe Gomez na shpëtuan në disa raste. Por ne e merituam fitoren dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson për momentin.

“Javën e kaluar bëri atë që bëri, dhe ishte e qartë se do të vinte dita që do ta pësonim. Por nuk do të ndryshojmë.

Nuk e di pse nuk e largoi topin, ai dribloi dhe ata shënuan. Ishte një gabim, asnjë portier në botë nuk duhet të tentojë të driblojë në atë situatë. Por ai e bëri, por s’ka gjë.

“Futbolli është një lojë ku bëhen shumë gabime. Duhet të ndodhë, në mënyrë që të mos ndodhë më.”

https://www.youtube.com/watch?v=qAySe5Pv8zo

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz