BallinaDrenica +Drenica SportShpëton në shtesë, Starova: Luajtëm me 7 sulmues, ishim të bindur se...

Shpëton në shtesë, Starova: Luajtëm me 7 sulmues, ishim të bindur se do fitonim

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Feronikeli ka shënuar fitoren e parë sezonale, pasi mposhti Ballkanin 1:0 në Drenas me një gol të Kastriot Rexhës të realizuar në minutën 92.

Për trajnerin e ‘Niklit’, Sulejman Starova, kjo ishte fitorja e parë në shtëpi prejse mori drejtimin e ekipit.

Një dështim i radhës do t’ia rrezikonte seriozisht vendin teknikut nga Shqipëria që pas ndeshjes ishte tejet i lumtur me trepikëshin, raporton Gazetasheshi.com.

“Kjo është java e tretë dhe skuadra është në rritje, por psikologjia është një problem. Komplimente edhe kundërshtarit sepse ishte shumë i mirë dhe na krijoi probleme. Ne ishim të pafat në fillim si zakonisht e më pas edhe pse ishim me tre mesfushorë, Ballkani reagoi mirë. Ne i shtuam përpjekjet dhe ishim të binsur se do të fitojmë dhe me fat arritëm në minutat e fundit”, deklaroi Starova për SuperSport.

“Kjo puna e shënimit te ne është bërë më shumë psikologjike, pasi ka shumë lojë deri në fund të kampionatit. Skuadra ka nevojë për moral. Duke parë si po ecën ndeshja, ne luajtëm me 7 sulmues dhe tre mbrojtës. Yll Hoxha dhe Përparim Islami ishin sulmues krahu”, përfundoi Starova.

Feronikeli ka pesë pikë pas tri ndeshjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz