back to top
Monday, September 15, 2025

14 EURO!

Të ngjajshme

Kamberi: Serbia po minon dialogun me Kosovën duke ndjekur mitin e Kosovës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka...

Albin Kurtit i konvenon kolapsimi i sistemit ekonomik, ja pse

Sikur ujku që do mjegull – Albin Kurti do...

Punëtorët e sigurimit fizik të Komunës së Prishtinës ankohen për vonesë në paga

Punonjësit e sigurimit fizik të kompanisë “Skyfterat – Live...

Rubin vizitoi Vranjevcin në vitin 1991, Ismet Beqiri ndan kujtimet nga lagjja e rezistencës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i LDK-së,...

Shkruan Driton Hyseni

Çmimet për shërbimet e Aeroportit të Prishtinës dhe niveli i taksave të aplikueshme janë të njëjta përgjatë tërë vitit, nuk ka ndryshime në varësi të sezonave të fluturimeve.

Për një biletë kthyese totali i të gjitha të hyrave për shërbime të Aeroportit të Prishtinës përfshirë dhe taksat e aplikueshme për agjencionet qeveritare është prej 26 deri në 30 euro, kjo në varësi të tipit të aeroplanit që realizon fluturimin.

Pra mesatarisht 28 euro për një biletë kthyese, ose 14 euro nga kostoja e biletës që ju bleni për një drejtim.

Këto kosto e taksa janë të njëjta në secilën sezonë të fluturimeve, në çdo periudhë të vitit!

Mbrëmë një bashkatdhetari tonë i dhashë një sqarim në lidhje me një teori që paska ndëgjuar se gjoja çmimet e biletave e fluturimeve janë më shtrenjtë gjatë sezonës së verës për arsye se aeroporti shtrenjton çmimet e shërbimeve, mu duk me interes me plotësue si informacion e me nda këtu me të gjithë.

Faleminderit e vikend të mirë!

(Driton Hyseni është menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz