BallinaLajmeOVL-UÇK i përgjigjen Uashingtonit rreth numrit të veteranëve

OVL-UÇK i përgjigjen Uashingtonit rreth numrit të veteranëve

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Uashigtoni zyrtarë ka treguar së fundi statistika zyrtare sa i përket numrit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie gjatë një ligjerate me disa studentë ka theksuar se në arkivin e tyre nuk janë më shumë se 15 mijë veteranë.
Ai pret hetime të mëtejme për numrin e luftëtareve të pasluftës.

Lidhur me këtë çështje, “Indeksonline”, ka konktaktuar Kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin, i cili nuk e kundërshton deklaratën në fjalë, mirëpo, thotë se numri i veteranëve është më i madh.

Sipas Gucatit, numri i tyre sillet diku rreth 22 mijë veteranë.

“Deklaratën e Uashigtonit nuk e kundërshtojë, por ata është dashur me shti edhe mjekësin dhe logjistikën, numri përafërsisht sillet diku rreth 21-22 mijë veteranë. Më shumë se 15 mijë veteranë janë. Unë pajtohem me deklaratën në fjalë por ky numër duhet me u reduktu Prokuroria sa më shpejt të merr hapa konkrete”, ka thënë Gucati për Indeksonline.

Ndryshe, diplomati nga SHBA i bëri thirrje politikanëve kosovarë të heqin dorë dhe mos të përzihen nga hetimet për drejtësi, sidomos kur është puna për korrupsion.

“Kosova duhet të jetë e përkushtuar për sundimin e ligjit”, u shpreh ai. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz