BallinaLajmeAksidenti i autobusit në Bullgari, japin dorëheqjen tre ministra

Aksidenti i autobusit në Bullgari, japin dorëheqjen tre ministra

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tre ministra bullgarë kanë dhënë dorëheqjen pas aksidentit të një autobusi që shkaktoi vdekjen e 17 personave dhe plagosi disa të tjerë.

Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje të premten për dorëheqjen e ministrave të tij të Brendshëm, të Transportit dhe të Zhvillimit Rajonal pasi aksidentit dhe më vonë, ministrat Valentin Radev, Ivajlo Moskovki dhe Nikolai Nankov ranë dakord se do të merrnin përgjegjësinë politike dhe do të jepnin dorëheqjen.

Dorëheqjet e tre ministrave nga partia GERB e qendrës së djathtë të Borisovit, kërkojnë miratimin nga Parlamenti për të hyrë në fuqi.

Aksidenti ndodhi të shtunën e kaluar kur një autobus turistik u përmbys në autostradë rreth 50 kilometra në veri të Sofjes, kryeqyteti i vendit.

Trembëdhjetë vetë vdiqën në vendngjarje, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar dhe katër të tjerë vdiqën në spital. Shkaku i rrëzimit është nën hetim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz