back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNë panik Nasim Haradinaj dhe Organizata e veteranëve: Veteranët e Drenicës bëjnë...

Në panik Nasim Haradinaj dhe Organizata e veteranëve: Veteranët e Drenicës bëjnë protestë më 3 shtator

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Veteranë të Zonës Operative të Drenicës kanë paralajmëruar protestë për largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve.

Organizimi i protestës së veteranëve të ‘Brigadës 113 Mujë Krasniqi” me 3 shtator, bëhet për shkak të kërcënimeve që kishte marrë ish-prokurori Blakaj, gjatë hetimeve të këtij rasti.

Faik Zogaj nga zona e Drenicës, qe është një nga organizatorët e kësaj proteste, ka konfirmuar për KALLXO.com se arsyet e protestimit janë, pastrimi i listave, dorëheqja e Lumezit dhe lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimin.

Sipas Zogajt, në fshatin e tij, Mleqani janë 70 veteranë të rremë gjë që e kishte dëshmuar edhe te ish prokurori Blakaj, ku ky i fundit e kishte vërtetuar.

“Duke i parë zhvillimit të fundit qe po bëjnë manipulime nga Prokurori deri të gjyqësori. Ne, veteranet e zonës së Drenicës kemi organizuar protestë. Ne kërkojmë pastrimin e listës së veteranëve të rremë, dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumëzi dhe lirimin e Gjeneralit Sylejman Selimit”, ka thënë ai.

Protestës së paralajmëruar, nuk do t’i bashkëngjitet Organizata e Veteraneve të Luftës.

“Nuk kemi marrë mbështetje nga OVL, por kemi mbështetje nga OJQ-të, shoqëria civile”, tha Zogaj.

Protesta do të mbahet të hënën me datë 3 shtator në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, nga ora 11:00.

Ndërkaq Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL-së për KALLXO.com tha nuk e përkrahin këtë protestë pasi sipas tyre iniciatori i protestës nuk përfaqëson rajonin e Drenicës,

“Ai nuk e përfaqëson rajonin e Drenicës, dy tre veta nuk munden me përfaqësu, ajo është thirrje qe te pengohet hetimet dhe te krijohet një “anarki”.Kjo është organizata  e veteraneve, të gjitha degët qe i kemi, në Drenicë e kudo qofte, në asnjërën nuk është e organizuar kjo proteste. Individët mund të bëjnë çfarë të donë”, tha Haradinaj.

Prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj kishte identifikuar rreth 2.062 veteran të rrejshëm, 148 dezertues të luftës, në rajonin e Drenicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz