back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeNdryshimi i kufijve të Kosovës, reagon per herë të parë Presidenti i...

Ndryshimi i kufijve të Kosovës, reagon per herë të parë Presidenti i Shqipërisë

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për “Albanian Daily News” tha se dialogu Serbi-Kosovë është ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin.  Dialogu Serbi-Kosovë u ndërtua për të udhëhequr procesin e pranimit të realitetit, në emër të paqes e stabilitetit. Çdo debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur. Çdo devijim nga ky realitet, – tha Presidenti, – përveçse provokon emocione dhe retorika populiste nuk sjell dobi. Marrëveshja që mendohet të arrihet mes palëve është e rëndësishme të çlirojë energji pozitive. Marrëveshja të ndihmojë frymën e bashkëjetesës, harmonisë dhe të shërojë ndjenjën e urrejtjes të mbjellë nga e kaluara.”

“Është jetike, – tha Meta ndër të tjera, – të mos rikthehen më kurrë pamje të shpërnguljes ose lëvizjes me dhunë të familjeve, qofshin këto serbe apo shqiptare. Asnjë familje e vetme nuk duhet të mendojë shpërnguljen për shkak të pasigurisë që sjell debati i ndryshimit të kufijve.

Shqipëria ka qenë e mbetet mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

Rëndësi e veçantë respektimi i parimeve bazë të sanksionuar në Kartën e Helsinkit dhe të Parisit të OSBE për sigurinë në Europë, veçanërisht parimi i mos-ndryshimit të kufijve.

Uroj për Kosovën një bashkim forcash e energjish që promovojnë e mbështesin në unison interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të saj.

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është një realitet i njohur dhe i pranuar nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB.

Mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës. Procesin e integrimit të rajonit në BE e shoh drejt bërjes të parëndësishëm të kufijve dhe jo drejt imponimit të kufijve të rinj.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz