Muslim (Burim) Vojvoda, i lindur në Prishtinë me 06.09.2013, me banim ne Skënderaj.
Ka lindur me diagnozën HIDROCEFALUS (ujë ne kokë) dhe
SPINA BIFIDA (problemi i fijeve nervore).
Menjëherë pas lindjes është operuar në kokë dhe në shpinë. Në kokë i është vendosur një pompë ku nëpërmjet një katetre shkon uji i trurit në bark për tretje. Ndërsa në shpinë nuk është kryer operimi adekuat i quajtur ‘TETHERED KORD’ por vetëm i është mbyllur shpina me një operim të thjeshtë plastik.
Për shkak se Muslimi nuk ka kontroll në pjesën e poshtme, përveç palëvizshmërisë së këmbëve ai përballet edhe me bllokim të vazhdueshëm të jashtëqitjeve.
Meqenëse, QKUK në Prishtinë nuk ofron trajtim të metutjeshëm për këtë sëmundje, unë e kam dërguar për kontroll djalin në spitalin turk “Ortomedica” në Prizren.
Pas kontrollës në spitalin e sipërpërmendur doktori ka ardh në përfundim se sëmundja e djalit tim është identike me sëmundjen e Qendrimit (një 16 vjeçar i cili është operuar dhe ka gjetur shërim pak kohë më parë me financim nga fondi Jetimat e Ballkanit të udhëhequr nga hoxha Halil Kastrati) dhe se gjasat për shërim janë shumë të mëdha për tre arsye:
- Ka lëvizje të këmbëve të vogla (por jashtë kontrolli natyrisht),
2. Është në moshë të re (5 vjeç) ndërsa Qendrimi ka qenë 16,
3. Problemi i shpines te fijet nervore është dukshëm më i lehtë sesa te Qendrimi.
Kostoja totale për 4 operime në të dyja këmbët dhe 2 operime në shpinë arrin shumën 25.000 euro, dhe operimet kryhen në Turqi.
Për shkak të angazhimit me djalin tim, prindit i është dashur ta ndërpres punën tash e 3 muaj dhe mundësitë e tij financiare s’munden kurrsesi ta përballojnë një kosto të tillë, andaj ai kërkon nga bamirësit që ta ndihmojn aq sa kanë mundësi.
Për çdo dit Muslimit e keqësohet gjendja dhe bëhet më i vështirë trajtimi i sëmundjes.
Për kontakt: prindi i Muslimit
+383 49 382 088