BallinaLajmeVuçiq ironizon me qëndrimin e kishës serbe për Kosovën: Është e ndarë...

Vuçiq ironizon me qëndrimin e kishës serbe për Kosovën: Është e ndarë nga shteti

Të ngjajshme

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Këtë të diel ndërrohet ora, do të flemë një orë më pak

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës,...

Aksident mes dy veturave afër Ferizajt (Video)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se qëndrimi i kishës për zgjedhjen e cështjës së Kosovës, është i rëndësishëm, por ka thënë se kisha është e ndarë nga shteti.

“Është gjithmonë mirë të dëgjojmë se çfarë mendojnë njerëzit në kishë. E respektoj kishën, por, mos harroni, kisha është e ndarë nga shteti”, iu ka thënë Vuçiq gazetarëve në forumin në Alpbach të Austrisë.

Në pyetjen që të komentojë spekulimet që së shpejti mund të vihet deri tek një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Kishës Ortodokse Serbe, dhe çfarë mendon – sa mund të ndikojë qëndrimi i kishës në kontestin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq thotë: “Mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi qëndrimin e të gjitha subjekteve në shtetin tonë”, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se të ketë qeshur me deklaratën e liderit opozitar serb, Boshko Obradoviq se “të gjithë liderët kryesorë serbë duhet të takohen me liderët e kishës”.

“Paramendojeni, ata janë liderë kryesorë, apo ashtu iu duket vetja. Paramendojeni Obradoviqin, udhëheqës i diçkaje, sigurisht në rrahjen e femrave”, ka ironizuar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz