Presidenti Hashim Thaçi thotë të ketë takuar presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen. Thaçi po qëndron në Austri në kuadër të Forumit Evropian Alpbach.
Pas takimi, nëpërmjet Facebookut, Thaçi thotë se Austria vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat
“Kisha një bisedë shumë të mirë me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, në kuadër të Forumit Evropian Alpbach. Austria do të mbështes Kosovën në të gjitha fushat, sidomos në procesin e integrimeve euroatlantike dhe në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.
Ndërkohë, sonte në kuadër të këtij Forumi Thaçi dhe Vuçiq do të nisin negociatat për shkëmbim territoresh.