O TROMAK!

Të ngjajshme

Zyrtarët: SHBA-ja do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të dislokojë mijëra...

Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e parë të pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbjellë lule në...

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të...

Shkruan Salih Kabashi

Mos harro! Bllaca ishte klithma biblike e dhimbjes më të madhe të Kosovës në shekullin XX!

Bllaca ishte pasojë direkte e terrorit të Millosheviqit dhe pasojë e dështimit total të UÇK-së tënde private e të shokëve tu për ta mbrojtur popullin e pambrojtur!

A e kupton ti se ai që zgërdhihet me skenat e tmerrshme të Bllacës, jo që nuk është shqiptar, mbitë gjitha ai nuk është njeri!

A të shkon mendja se ta tallësh e përqeshësh mizerjen njerëzore të Bllacës don të thotë se ke amnistuar gjenocidbërësin 100 vjeçar!

A e di ti, o tromak! se ironizimet përmes shprehjesh si “komandantë të Bllacës”, “trima të Bllacës”…, s’janë gjë tjetër pos pshtymje mbi të rraskapiturit, të dhunuarat e të vrarët, mbi fëmijët e gratë e trishtuara, pështymje mbi pleqtë e plakat, nënat e baballarët tanë në përpjekjet e tyre, me shpirt ndër dhëmbë, që të gjejnë shpresë shpëtimi shtigjeve alpine të mbuluara me borë kah Rozhaja, Tropoja, Hasi, Luma…

Të zgërdhihesh me Bllacën 1999, don të thotë të dëshmosh se je katil, mizor dhe i çmendur!

Bllaca, Kukësi, Tropoja, Hasi, Rozhaja nuk ishin as turpi, as dobësia, jo se jo tradhëtia, nuk ishin as frika jonë.

Ishin vetëm dhimbja jonë e madhe, ndër më të mëdhatë dhimbje në krejt historinë e kontinentit Evropë e shekullit XX!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz