BallinaLajmePolicia rrethon Prokurorinë pak para protestës ku kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit

Policia rrethon Prokurorinë pak para protestës ku kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit

Të ngjajshme

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë vënë nën rrethim ndërtesën ku është e vendosur Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit para se të fillojë protesta e qytetarëve në të cilën po kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Protesta e cila tashmë ka nisur në sheshi “Zahir Pajaziti” po shkon drejt Zyrës së Kryeprokurorit për të përfunduar para ndërtesës së Qeverisë.

Kërkesa e protestuesve është dorëheqja e Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimi i një procesi të vetingut në drejtësinë kosovare.

Kjo protestë mbahet pak ditë pasi prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, akuzoi Kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje në hetimet në rastin e listave të veteranëve të UÇK-së./kallxo.com/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz