back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKujdes me telefonin, mund të merrni gjobë edhe kur jeni në vendin...

Kujdes me telefonin, mund të merrni gjobë edhe kur jeni në vendin e pasagjerit

Të ngjajshme

Është e ditur tashmë se përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit është e penalizueshme, por në Britani një gjë e tillë do të vlejë edhe për instruktorët që ulen në vendin e pasagjerët.

Shumë britanikë do të ishin të pavetëdijshëm se ata mund të përballen me një gjobë, e njëjtë si drejtuesi i mjetit edhe kur janë në vendin e pasagjerit.

Ata mund të marrin një gjobë prej  200 paund dhe gjashtë pikë dënimi për përdorimin e telefonit të tyre celular gjatë mbikqyrjes së një nxënësi që është duke mësuar makinën.

Ndërsa personi që udhëzon një shofer nxënës është ligjërisht përgjegjës për makinën, të gjitha ligjet e rrugës që normalisht do të zbatoheshin për një shofer gjithashtu do të zbatohen tek instruktori në vendin e pasagjerit. Kjo do të thotë që është e paligjshme që instruktori të merret me telefonin celular ndërkohë që është duke mësuar një person tjetër.

Kjo vlen si për instruktorët profesionistë ashtu edhe për miqtë ose familjen e një shoferi të ri që mund të mbikëqyrë një mësim.

Në shumicën e rasteve, mbikëqyrësit duhet të trajtojnë një mësim sikur të ngasin vetë – por jo të gjitha veprat penale të trafikut do të ndikojnë në licencën e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz