back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaSportMerren vizat, më në fund basketbollistët e Kosovës do të shkojnë në...

Merren vizat, më në fund basketbollistët e Kosovës do të shkojnë në Sarajevë

Të ngjajshme

Haliti: Pa koalicion Kurti s’mund t’i krijojë institucionet

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën...

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth...

Inter Miami fiton pa Messin, shkëlqen Luis Suarez

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore në play-offin...

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll, më në fund do të udhëtojë drejt Sarajevës për të marrë pjesë në kampionatin Evropian, FIBA-U16.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, tha për Radion Evropa e Lirë se janë njoftuar nga Ambasada e Bosnje e Hercegovinës në Shkup, se ministri i Jashtëm, Igor Crnadak, ka dhënë leje për lëshimin e vizave për basketbollistët e Kosovës.

“Ne kemi filluar përgatitjet, i kemi mbledhur djemtë që të udhëtojmë në drejtim të Bosnje e Hercegovinës. Jemi shumë vonë, jemi tri ditë prapa orarit, do të kemi shumë telashe tjera, por djemtë do të udhëtojnë drejt Bosnje e Hercegovinës”, deklaroi Fetahu, shkruan rel.

“Nuk dua të fajësoj askënd pa e kuptuar saktë se te kush është faji. Një gjë ështëe sigurt, se ne e kemi filluar aplikimin për viza më 8 maj, para 3 muajsh dhe problemi te ne nuk është. Ata kanë probleme të brendshme, probleme politike. Viktimë e krejt kësaj ngjarjeje të keqe janë ata djem që të gjithë janë nën 16 vjeç dhe që do të na përfaqësojnë atje”, theksoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Ai tha se do të ankohen edhe zyrtarisht në FIBA për këtë pengesë që iu është bërë nga Bosnje e Hercegovina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz