back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeSot protestë në Gjakovë me moton ‘Mjaft më me vrasjen e vajzave...

Sot protestë në Gjakovë me moton ‘Mjaft më me vrasjen e vajzave dhe grave’

Të ngjajshme

Murati tregon shumën e kursimeve të qytetarëve nëpër bankat komerciale

Ministri në detyrë i Fiancave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

A do të marrë pjesë Izraeli në “Eurovision 2026”?

Organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision, galaja e muzikës...

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga RrGK-ja (Rrjeti i Grave të Kosovës) kanë konfirmuar përmes një komunikate për media se do të protestojnë në Gjakovë pas vrasjes së Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzës së saj nëntë vjeçare nga i dyshuari ish-bashkëshorti i saj, Pjetër Nrecaj.

“Në ora 11:00 marshojmë prej Parkut të Qytetit deri te Çarshia e vogël për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40 vjeçare dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

“Individ e aktivistë/e nga shoqëria civile, të bashkuar/a kërkojmë t’i japim fund dhunës dhe t’u themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!”, thuhet në komunikatë.

Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës.

Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz