BallinaLajmeKryeministrja serbe flet për prejardhjen e saj: Gjyshi im ka qenë kroat

Kryeministrja serbe flet për prejardhjen e saj: Gjyshi im ka qenë kroat

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

“Serbia është aq tolerante sa të ketë një kryeministre me prejardhje kroate”, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kryeministrja serbe ritheksoi se ajo ka prejardhje kroate pasi gjyshi i saj ishte kroat dhe jo një serb nga Kroacia dhe pavarësisht kësaj Bërnabiq thotë se ka arritur të jetë në krye të Qeverisë së Serbisë.

Kjo ishte fjala e Bërnabiqit pasi autoritetet kroate reaguan për fjalimin e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në lidhje me operacionin “Olluja”, të cilin Zagrebi zyrtar e konsideroi si “fashist”, transmeton Gazeta Express.

Derisa kroatët po e festonin përvjetorin 23-të të operacionit “Olluja”, Vuçiq këtë e konsideronte si spastrim etnik ndaj serbëve të Kroacisë.

Bërnabiq tha se e ka dëgjuar deklaratën e Vuçiqit dhe nuk ka vërejtur diçka problematike. Sipas saj, zyrtarët kroatë po e shtrembërojnë të vërtetën duke e bërë të bardhën të zezë. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz