BallinaBotëKjo është Ujëvara më e vizituara në Evropë

Kjo është Ujëvara më e vizituara në Evropë

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Ujëvarat e lumit Rajna ndodhen në territorin e komunës Neuhauzen am Reinfal në kantonin Shafhauzen (bregu i djathtë) dhe Laufren-Uhveizen në kantonin e Cyrihut (bregu i majtë) rreth 4 kilometra në perëndim të qytetit Shafhauzen.

Lartësia e përgjithshme e ujëvarës është 23 metra ndërsa kaskada më e gjatë 150 metra, që i bën të jenë ujëvarat më të mëdha në Evropë.

Këto ujëvara çdo herë i kanë mahnitur njerëzit, kanë tërhequr vizitorët nga të gjitha anët e botës. Revista, e dedikuar për vizitorët e Ujëvarave të Rajnës “Rheinfall Guest Magazine” shkruan se këto ujëvara i kanë vizituar poeti gjerman nga shekulli i 19-të Goethe dhe Perandorja Austro-Hungareze, Sisi, të cilët kanë qenë të mahnitur nga to. Si atëherë, ashtu edhe sot, spektakli natyror që e ofrojnë ujëvarat nuk e kanë humbur vlerën.

Sipas revistës, vitin e kaluar, Ujëvarat e Rajnës i kanë vizituar 1,5 milionë turistë, duke i bërë një nga destinacionet më të vizituara në Zvicër.

Ujëvarat mund të shihen në disa mënyra, nga platforma të larta për vrojtim, me ndihmë të anijes si dhe nga kullat që janë ndërtuar në afërsi të tyre.

Në kuadër të kompleksit të Ujëvarave të Rajnës, gjatë periudhës verore mbahen festivale të ndryshme muzikore dhe kinema në qiell të hapur ku vizitorët kanë mundësi të shijojnë përmbajtjet e pasura të aktiviteteve kulturore.

Siç thekson “Rheinfall Guest Magazine”, vlerësohet se Ujëvarat e Rajnës janë të vjetra rreth 15.000 vjet, që nga aspekti gjeologjik paraqet formacion shumë të ri.

Për formimin e tyre, dy faktorë ishin të rëndësishëm: natyra e tokës dhe proceset gjeologjike gjatë epokës së akullit. Ata formuan peizazhin dhe kanë mundësuar që lumi të gjejë rrugën e vet drejt shtratit të parë të lumenjve.

Turistë të shumtë vendas dhe të huaj që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe nga kontinente të tjera, nuk e humbasin mundësinë të fotografohen në peizazhin e bukur që e ofrojnë Ujëvarat e Rajnës. (AA)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz