BallinaLajmeGjuriq: Do ta mbrojmë Trepçën dhe Gazivodën (Ujmanin)

Gjuriq: Do ta mbrojmë Trepçën dhe Gazivodën (Ujmanin)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka uruar sot Ditën e Minatorëve, saktësisht ka uruar minatorët e Trepçës.

Ai ka thënë se uron të gjithë minatorët në Kosovë të menaxhimi të gjithë pasurisë në miniera, industrinë metarulgjike-kimike në Trepçë si dhe të gjithë minatorët në pjesë të tjera të Serbisë, duke theksuar se festimi i kësaj dite vjen në një kohë kur si komb serbët kalojnë ditë të vështira.

“Ne jemi dëshmitarë të sfidave të vazhdueshme dhe kërcënimeve, ndër të tjera që lidhen me sistemin e energjisë në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka linja të qarta të kuqe kur është fjala për Trepçën dhe sektorin e energjisë në Kosovë. Kështu që dua që kjo kohë të shërbejë që Serbia të mbrojë Trepçën dhe hidrocentralin e ‘Gazivodës’ dhe nënstacionin e ‘Valaçit’”,ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline.

Sipas tij ai që prek ‘Trepçën’ shkatërron themelet e ekzistencës së popullit serb në Kosovë dhe se serbët duhet të vazhdojnë ta mbajnë atë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz