back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaShqiptareBraktisen plazhet shqiptare, ironia e opozitës: Po na shkelin turistët me këmbë

Braktisen plazhet shqiptare, ironia e opozitës: Po na shkelin turistët me këmbë

Të ngjajshme

Pak ditë më parë ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se krahasuar me një vit më parë është rritur ndjeshëm numri i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre verore.

Sipas tij këtë vit janë futur në Shqipëri 17 % më shumë shtetas të huaj.

Por duket se këto shifra të ministrit bien ndesh me atë se çfarë ndodh në të vërtet në plazhet shqiptare dhe këtë e vërtetojnë fotot e publikuara edhe nga deputetët e opozitës.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka bën ironi duke postuar foto të plazheve bosh nën dixhiturën: Po na shkelin turistët me këmbë.

“E shtune, 4 gusht ora 11.00.

Po na shkelin turistet me kembe…”, shkruan Paloka.

Edhe deputeti tjetër i opozitës, Klevis Balliu publikon foto nga plazhi i Borshit në “shkretëtirë.

“SHQIPTARË NUK KANË PARA, PLAZHET BOSH

KY ËSHTË BORSHI SOT

I braktisur nga pushuesit.

PAMJE E TRISHTË

Në pikun e sezonit turistik një nga perlat e bregdetit tonë në orën 10 e 30 është totalisht BOSH.

Plazhet shqiptare janë braktisur nga pushuesit pasi qytetarët nuk kanë para për pushime.

VARFËRIA dhe skamja kanë mbytur qytetarët shqiptarë. Ata mezi po shtyjnë muajn ndërsa plazhin dhe pushimet as nuk i mendojnë.

Varfëria është ulur këmbëkryq në vendin tonë, varfëri ekstreme ku qytetarët nuk mund të bëjnë asnjë ditë pushim.

Qytetarët, turizmi, gjithçka është braktisur dhe është lënë në harresë nga qeveria e bandave”, shprehet Balliu./Gazeta Express

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Tregimi i cili mahnit botën me ngjarjen e cila përjetoi qyteti i Samarkandit. Samarkandi është një qytet në Uzbekistan, numëron afër 400 mijë banorë. Banorët e atij vendi janë taxhikistan, flasin gjuhën taxhike.Në këtë qytet Islami ka arrit në vitin 87 hixhrij apo 705 m.Ky qytet u çlirua në dorë të komandatit të njohur Kutejbe bin Muslim.Pasi u çlirua ky vend dhe hyri ushtria muslimane në Samarkand.Një djalë një ditë bërtit: o Kutejbe.Ne me ty kemi një çështje në gjyq.U mblodhën priftat e atij vendi, komandanti i muslimanëve dhe kadia musliman. Duhej të sqarohej një gjë, ajo ishte se – Kutejbe kishte hy në këtë vend pa i thirr fare në Islam-.Është dasht sëpari ai të i thirr në Islam banorët e Samarkandit, e nëse nuk e pranojnë i vehet atyre xhizje – tatim.Ky djaloshi i tha kadiut : Kutejbe ka hy në vendin tonë pa na thirrë ne së pari në Islam.Kadiu u çudit, tha : o Kutejbe a është e vërtetë kjo çka po thotë ky djalë? Aty pranë ishin shumë e shumë prifërinj të mëdhenj që vetëm dëgjonin se çfarë do të ndodhë.Kutejbe tha : e vërtetë, o kadi, nuk i kam ftuar së pari në Islam, por ti e din se lejohet mashtrimi në luftë.Kadiu i tha : ti ke bërë aq gabim të madh, saqë tash detyrohesh ti me gjithë ushtrinë tënde të lësh Samarkandin, sepse i ke hy në hak këtij vendi.Kadiu musliman i tha : të urdhëroj të tubosh ushtrinë tënde ku e ke e ku se ke, të dilni menjëherë prej këtu, e bashk me ju do të dal edhe unë.Priftërinjtë u çuditën nga ajo çfarë dëgjonin veshët e tyre, a thua kjo me siguri do të ishte drejtësia më e madhe në historinë e njerëzimit.E në mbrëmjen e asaj nate u dëgjuan vrapimet e kuajve dhe ecja e ushtrisë së madhe e cila e lëshonte Samarkandin. Ajo dilte prej këtij vendi, por mbrapa i la banorët e saj duke qajt e duke vajtuar se asnjëherë nuk kishin parë e as dëgjuar për një drejtësi të tillë.U mblodhën gjithë priftërinjtë dhe krerët e popullit të Samarkandit e shkuan në shatorat e ushtrisë muslimane që gjendeshin larg fort larg nga qyteti, dhe të gjithë dëshmuan la ilahe ilallahMuhamedun Resulullah.Kjo ishte dhe është historia më e drejtë që njeh njerëzimi, fillimi është Islam por edhe fundi është Islam.

Të Fundit

Sport

ShowBiz