BallinaLajmeGjendja alarmante e aksidenteve në Kosovë, MPB-ja mobilizon Policinë

Gjendja alarmante e aksidenteve në Kosovë, MPB-ja mobilizon Policinë

Të ngjajshme

Deputeti shqiptar në Uashington: KFOR kyç për stabilitetin përballë provokimeve serbe

Deputeti Fatmir Mediu mori pjesë në aktivitetin e Komitetit...

Merz përballet me provën e dytë të zgjedhjeve shtetërore të dielën

Konservatorët e kancelarit gjerman Friedrich Merz përballen me provën...

Shuhet ikona e këngës ‘Po t’përbejë pash’ Perëndinë’, pejanja Xhejlane Gutiqi

Në moshën 72 vjeçare, pas disa shqetësimeve shëndetësore, ka...

Vetëm gjatë 12 orëve të ditës së djeshme në gjithë Kosovën kanë ndodhur dhjetëra aksidente trafiku. Gjashtë persona kanë vdekur, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë lënduar, shkruan Gazeta Express.

Duke parë këtë gjendje shqetësuese, Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka vendosur që të shtojë masat në trafik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka nënshkruar sot një vendim me anë të të cilit thotë se vendos për “ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik”.

Në këtë vendim disa nga masat që do të ndërmerren janë:

Sigurimin nga policia dhe institucionet tjera kompetente të vendpunishteve, të cilat nuk kanë të vendosura shënjezimin adekuat dhe që rrezikojnë trafikun publik;

Policia e Kosovës të shtoj prezencën policore në komunikacionin rrugor si dhe në mënyrë specifike të shtoj numrin e patrullave me automjete të pa shenjëstruara (Civile)
Në rastet kur ka kundërvajtje që shkaktojnë rrezik në komunikacion të kryera nga shtetasit e huaj, të njoftohen autoritetet përkatëse të shteteve prej nga vinë kundërvajtësit.

Vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit deri me 1 tetor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz