back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMedia serbe: Përforcime urgjente të KFOR-it në veri

Media serbe: Përforcime urgjente të KFOR-it në veri

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Për shkak të informatave se gjatë 48 orëve të ardhshme mund të ndodhë destabilizimi i situatës në veri të Kosovës, KFOR- i në orët e hershme të së enjtes (dje), nga baza e vet në fshatin Novosellë e Maxhunit të Vushtrrisë ka transferuar pjesë të pajisjeve teknike në veri të Kosovës, shkruan gazeta e Beogradit “veçernje novosti”, transmeton Koha.net.

Për këtë arsye dje trafiku në rrugën Vushtrri – Mitrovicë disa herë ka qenë i ndërprerë.

Një pjesë e pajisjeve është transportuar edhe me helikopter.

Sipas informatave që thotë t’i ketë kjo gazetë, KFOR- ia ka vendosur të dislokojë një numër ushtarësh nga jugu i Kosovës në veri të saj.

KTV ka siguruar një video në të cipën shihen konvojet e KFOR-it duke shkuar drejt veriut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz