back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaJetëNorvegji, drerët pushtojnë tunelet për t’u mbrojtur nga i nxehti

Norvegji, drerët pushtojnë tunelet për t’u mbrojtur nga i nxehti

Të ngjajshme

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...
Për shkak të të nxehtit të lartë në Arktik, autoritetet norvegjeze i kanë bërë thirrje automobilistëve që të rrisin vëmendjen përballë drerëve, që kanë filluar të strehohen nëpër tunele për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.

“Është shumë nxehtë prej disa javësh në veri të Norvegjisë. Për pasojë kafshët strehohen në vende më të freskëta”, shpjegoi sot Tore Lysberg, një përgjegjës i “Statens Vegvesen”, agjencia qeveritare norvegjeze e ngarkuar me menaxhimin e rrugëve.

“Si drerët dhe bagëtitë strehohen në tunele dhe kudo që ka hije për të qëndruar në freski”, theksoi ai, përcjell Atsh.

“Rekorde të të nxehtit u regjistruan të mërkurën në rajonet më jugore të vendit, ku termometri ka arritur 31,2 gradë Celcius”, njoftoi Instituti Meteorologjik norvegjez.

Kjo zonë është aq e nxehtë sa që prej fillimit të vitit është përballur me 12 netë “tropikale”, që do të thotë se temperaturat natën janë mbi 20 gradë Celcius, sipas institutit meteorologjik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz