BallinaLajmeZbulohen motivet e vrasjes së 22 vjeçarit në Gjilan, flasin policia dhe...

Zbulohen motivet e vrasjes së 22 vjeçarit në Gjilan, flasin policia dhe dëshmitarët e rastit

Të ngjajshme

Me armë zjarri u qëllua për vdekje mbrëmë në Bresalc të Gjilanit, Fatlind Arifi 22-vjeç. Për këtë rast policia ka arrestuar dy persona, të dyshuarin kryesor Liridon Uruqin 26-vjeçar dhe vëllain e tij, SH.U, pasi dyshohet se të dy janë implikuar në këtë vrasje të rëndë.

Dëshmitarët e këtij rasti tragjik në fshatin Bresalc të Gjilanit, kanë treguar për gazetën Metro, se kjo ngjarja ishte aksidentale gjatë natës së mbrëmshme.

Fatlind Arifi dhe Liridon Uruqi ishin mbledhur gjatë natës së mbrëmshme tek lokali ku ata preferonin të rrinin së bashku me shoqëri sa herë që takoheshin, aty nuk ishin vetëm ata dy, miq e shokë gjendeshin në mesin e tyre ku po kalonin qaste të mira, por ky takim i tyre më vonë u kthye në tragjedi për Fatlind Arifin.

Dëshmitarët e rastit kanë treguar për Metron se derisa 22 vjeçari Fatlind Arifit i kishte rënë arma në tokë, i dyshuari kryesor në këtë rast Liridon Uruqi, kishte marr armën në tokë dhe duke mos ditur se brenda saj ka mbetur edhe një plum, aj kishte shkrepur aksidentalisht armën ku edhe qëlloi në këtë rast për vdekje Fatlindin.

Policia edhe pse nuk ka dashur për hir të informatave dhe hetimeve rreth këtij rasti që po bënë nuk e ka vërtetuar akoma se nëse vrasja ka qenë aksidentale, mirëpo e ka pranuar se kjo vrasje ka ndodhur jashtë ambientit të këtij lokali, shkruan gazetametro.net.

“Nuk mundem me ta vërtetu se ka qenë vrasje aksidentale, pasi jemi duke mbledhur informata dhe duke intervistuar dëshmitar okular që kanë qenë në vendin e ngjarjes, jemi duke hetu të gjitha fushat e hetimit në mënyrë që të zbardhmi arsyet e kësaj vrasje, andaj nuk mundem me të tregu asgjë zyrtare rreth këtij versioni, por është e vërtetë kjo se vëllai i të dyshuarit kryesor e ka sjellur viktimën deri në emergjencë”, tha zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, përcjell gazetametro.net.

Po ashtu Hashani ka treguar se i dyshua kryesor është arrestuar tek sot nga zyrtarët policorë dhe ka thënë për Metron se shumë shpejt do të dalim me një version përfundimtar  rreth këtij rasti.

Fatlindi dhe Liridoni ishin shokë tash e sa vite, i njëjti kishte punua para një viti (2017) në auto larjen ‘Doni’, shef i të cilës ishte Liridon Uruqi.

Këta të dy kishin marrëdhënie të shkëlqyera mes veti, por nata e mbrëmshme është rikthyer në tragjedi për familjen Arifi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz