BallinaBotëQindra njerëz i japin lamtumirën e fundit udhëheqëses së Nënave të Srebrenicës

Qindra njerëz i japin lamtumirën e fundit udhëheqëses së Nënave të Srebrenicës

Të ngjajshme

Lirohet Amir Lushtaku pas sulmit ndaj Hysni Mehanit në Skenderaj

Amir Lushtaku është liruar pas ndalimit që iu bë...

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Mjalti, mes përfitimeve dhe sheqerit

Mjalti, dikur i përdorur kryesisht mbi bukë të thekur...

Qindra njerëz ndoqën funeralin e Hatixha Mehmedoviqit, udhëheqëses së një grupi të grave i njohur si Nënat e Srebrenicës, i cili lufton për drejtësi për viktimat e masakrës së vitit 1995.

Mehmedoviq u varros pranë Srebrenicës, në lindje të Bosnjës, vendit ku ka ndodhur masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bashkëshorti i Mehmedoviqit, dy djemtë dhe vëllai i saj janë në mesin e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë që janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga gjenerali i atëhershëm, Ratko Mlladiq.

Vitin e kaluar, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte e ka dënuar Mlladiqin me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë ato në Srebrenicë.

Nënat e Srebrenicës janë vlerësuar për përpjekjet e tyre për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për masakrën. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz