Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, ka thënë se që nga janari i këtij viti, në Kosovë janë konfiskuar më shumë se 2 mijë e 800 patentë shoferë.
Aksidentet e shumta në Kosovë kanë arritur në shifra alarmante. Vetëm në muajin korrik si pasojë e aksidenteve kanë vdekur tragjikisht dhjetëra persona.
Në një intervistë në Televizionin 7, në emisionin Frontal, Isa Xhemajlaj ka treguar se vetëm nga janari i këtij viti janë konfiskuar më shumë se 2 mijë e 800 patentë shoferë.
Sipas Xhemajlajt, konfiskimi i dokumentacionit, ka arritur që t’i parandalojë aksidentet, krahasuar me shifrën e aksidenteve të vitit të kaluar.
Ai ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme po bën fushata parandaluese për aksidentet.
Kujtojmë që Policia e Kosovës sapo ka themeluar një Task Forcë për parandalimin e aksidenteve, e cila parasheh dënime të ashpra për ata që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit./Express/