BallinaLajmePlagoset shtetasja e Shqipërisë në Gjakovë, policia arreston një kosovar

Plagoset shtetasja e Shqipërisë në Gjakovë, policia arreston një kosovar

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Dje në orën 12:00 është plagosur me armë zjarri një grua 39-vjeçare shtetase e Shqipërisë në bjeshkët e fshatit Babaj i Bokës, Gjakovë. Për këtë rast Policia ka arrestuar një kosovar 56 vjeç. Gruaja është dërguar në spitalin e Gjakovës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta Express.

Motivet e kësaj plagosjeje nuk dihen ende, nuk dihet as relacioni i tyre.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga zyra për informim në Policinë e Gjakovës. Ajo tha se për këtë plagosje është arrestuar një person i dyshuar si dhe është konfiskuar një armë.

“Dje me datë 24.07.2018 në orën 12:00 policia në Gjakovë ka marrë informatë për të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e fshatit Babaj i Bokës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty nga dëshmitarët është kuptuar se ishte plagosur me armë zjarri një femër e moshës 39 vjeçare, shtetase e Shqipërisë e cila nga personat në vendngjarje ishte sjellë në spitalin e Gjakovës për trajtim mjeksor. Gjendja e viktimës sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetë”, konfirmoi rastin për Gazeten Express, Podrimaj.

Pas hetimeve fillestare Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arritur të arrestoj një person të dyshuar M/kosovar-shqiptar i moshës 56 vjeçar dhe është konfiskuar një armë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të së cilit personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë”, përfundoi ajo. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz