back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeJa sa kosovar kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Ja sa kosovar kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Të ngjajshme

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje...

E veshur shkurt dhe provokuese, Luana ‘ndez’ rrjetin me imazhet e fundit

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të dashura...

Vrasje në tentativë në Vushtrri, dy të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Në Nadakovc të Vushtrrisë dy persona pas një mosmarrëveshje...

Rreth 25 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në fundjavë në Shqipëri, ku destinacioni i tyre ka qenë bregdeti i Shqipërisë.

Nga të dhënat e Policisë Kufitare, bëhet e ditur se numri më i lartë i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit kanë qenë nga Kosova, por ka pasur edhe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, raporton Koha Ditore.

Sipas të dhënave të Policisë së Kufirit në Morin të Kukësit, në 24 orët e ditës së diel kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri më shumë se 25 mijë persona me rreth 6 mijë automjete, prej tyre 19 mijë persona kanë hyrë gjatë orëve të para të ditës.

Për të përballuar situatën dhe evituar krijimin e radhëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, Policia Kufitare ka punuar me 8 sportele për të përpunuar sa më shpejt dokumentacionin e personave dhe automjeteve, duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirit.

Edhe pse fluksi i qytetarëve të Kosovës ka qenë shumë i lartë, shtimi i sporteleve dhe procedura e përshpejtuar që aplikohet nga Policia Kufitare kanë shmangur radhët dhe kohëzgjatjen në doganë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz