back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKy është personi i vdekur në aksidentin në rrugën Skenderaj-Drenas

Ky është personi i vdekur në aksidentin në rrugën Skenderaj-Drenas

Të ngjajshme

Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR...

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare...

Punime, ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton se sot do të kryhen punime të...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me...

Zyra për Informim Publik e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka bërë të ditur se një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 22:00, të datës 22 korrik 2018.

Sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, segmenti rrugor fshati Polac.

“Në aksident ishin të përfshira një traktor dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë drejtuesi i traktorit Z. G., 56 vjeçar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i veturës i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të traktorit i cili kyçet në mënyrë të pa sigurt nga rruga anësore në rrugën kryesore, me ç’rast ndeshet me veturën e llojit Tauran, ku shkakton aksident trafiku me fatalitet.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion”, përfundohet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz