BallinaLajmeAksident i rëndë, bllokohet rruga për 30 minuta

Aksident i rëndë, bllokohet rruga për 30 minuta

Të ngjajshme

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan.

Mësohet se dy mjetet e përplasura janë një “Benz” me targa TR 8256S dhe GJ 5956A.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Ndërkaq njëri prej shoferëve ka mbetur i plagosur, duke u nisur me urgjencë drejt kryeqytetit.

Aksidenti solli radhë të gjata, duke bllokuar aksin rrugor për afro 30-minuta. Mandej u desh ndërhyrja e uniformave blu për rikthimin e situatës në normalitet.

Aksi Fier-Levan ka qenë sot shumë i ngarkuar pasi shumë pushues janë dyndur këtë të dielë në plazhet e Jugut

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz