Një shtetas që ishte shpallur në kërkim për trafik droge dhe ndodhej për një viti në arrati është arrestuar sot nga policia.
Bëhet fjalë për 38-vjeçarin nga Tirana që kishte dy emra të ndryshëm Fredi alias Alfred Isaraj.
Ky shtetas ishte dënuar në Shtator të vitit të shkuar me 10 vite burg për drogë.
Por, prej dhënies së dënimit, për të nuk kishte asnjë të dhënë nga policia.
Këtë të diele uniformat blu zbuluan vendndodhjen e tij duke e prangosur 38-vjeçarin.
Ai u shoqërua nga policia në burg për vuajtjen e dënimit.