back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeÇka i lidh kosovaren 23-vjeçare me vrasësit malazezë që u arrestuan dje...

Çka i lidh kosovaren 23-vjeçare me vrasësit malazezë që u arrestuan dje në Prishtinë

Të ngjajshme

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi...

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...

KESCO kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve për kursimin e energjisë elektrike

Sipas njoftimeve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut...

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste brenda një jave

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon...
- Advertisement -

Bandës kriminale që u zu nga policia, pos që u kërkuan për vrasje e kidnapime, iu gjetën edhe substanca narkotike dhe armë. Kosovarja 23-vjeçare, Laureta Zyba, një shtetas serb dhe dy shtetas malazezë. Të kërkuar nga INTERPOL’i për vepra të ndryshme penale, u kapën pas dy muajve në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Dy nga të arrestuarit ishin malazezë, të cilët, po dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje, rrëmbime  dhe pjesëmarrje në grupe të armatosura.

Mario Millosheviq dyshohet se ka vrarë Radomir Gjurikoviqin më 10 tetor të vitit 2016 në Cetinjë, por edhe vrasje të tjera që lidhen me grupe te armatosura. Në këtë vrasje dyshohet se ka marrë pjesë edhe serbi Vujaçiq Vukan (21-vjeçar). Ai më vonë, ishte arratisur nga Serbia.

Mario Millosheviq

Gjorgje Paviçeviq ishte i akuzuar për rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. I njëjti, më vonë kishte ikur nga spitali ku po vuante dënimin, për t’u fshehur më vonë në Kosovë, ku edhe u arrestua.

Por, si arritën tre kriminelët e rrezikshëm në Kosovë?

Si bashkëpunëtore e tyre, u arrestua edhe vajza nga Kosova, 23-vjeçare, Laureta Zyba. Ende nuk dihet veprimtaria e saj e saktë sa i përket bashkëpunimit me grupin kriminal, por Gazeta Express nga burimet e saj ka marrë vesh se ishte bashkëpunëtore e tyre.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ndodhi dje në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.

Krejt ky operacion ndodhi në bashkëpunim të PK’së me ndërkombëtarët, pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet malazeze.

Gjatë kontrollit, policia ka njoftuar se ka gjetur armë, sasi të narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se ishin të falsifikuara dhe sasi të parave.

Gazeta Express merr vesh se Laureta Zyba, është valltare e klubeve të natës dhe shoqe e valltares së njohur kosovare Donjeta Kosumi – Kallashit.

Laureta Zyba

23-vjeçarja, sipas publikimeve në faqen e saj të Facebookut, shihet se është shoqe e valltares së njohur Donjeta Kosumi – Kallashit.

Përveç vrasjes së Radomir Gjurikoviq, malazezi Mario Millosheviq akuzohet për vrasjen e George Sekulovic (30-vjeçar).

Në janar të vitit 2017 në Podrogicë, besohet se Millosheviq ka montuar një bombë në makinën e Sekuleviciq, i cili mbeti i vdekur aty.

Sekuleviq, sipas të dhënave operative të autoriteteve malazeze, po merrej me vrasjen e Radomir Gjurikoviqit, të cilin besohet se e ka vrarë Mario Millosheviq.

Të gjithë këta të arrestuarit në Kosovë, me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz