BallinaLajmeThaçi pas rekomandimit për viza: Ky është një moment historik për Kosovën

Thaçi pas rekomandimit për viza: Ky është një moment historik për Kosovën

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Lajmin për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si një lajm tejet të rëndësishëm për Kosovën.

Në një konferencë të përbashkët me komisionarin e BE-së, Dimitris Avramopolus, Thaçi ka thënë se ky është ndër lajmet më të mira që ka marrë Kosova në këtë dekadë.

“Jam shumë i lumtur të jem me ju në këtë ditë të rëndësishme të Kosovës. Vendimi i sotëm për ta shpallur të përmbushur edhe kriterin e fundit në favor të liberalizimit është ndër lajmet më të mira që kanë pritur qytetarët e Kosovës që një dekadë.  Kjo përbën një moment historik”, ka deklaruar presidenti i Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Më tej, ai ka thënë se ky proces ka qenë tejet i vështirë për Republikën e Kosovës.

“I nderuar komisioner, ju shpreh falënderimin për gjithë mbështetjen tuaj në ecjen tonë përgjatë kilometrave të fundit. Më duhet ta theksoj që kilometrat e fundit kanë qenë shumë të rëndë për ne. Po jam i lumtur që së bashku kemi arritur në cak”, ka shtuar ai.

Sot sipas Thaçit, fituese është edhe Kosova, por edhe Bashkimi Evropian.

“Lajmi i sotëm e përmbyll një cikël shumë të vështirë të përmbushjes së kërkesave të KE. Siç e kemi deklaruar edhe më herët, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Më duhet të nënvizoj që kjo nuk ka qenë një dhuratë, por meritë e punës së vështirë që kemi bërë së bashku”, ka shtuar ai. /Zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz