back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeVeseli: E kemi merituar rekomandimin e KE-së për viza!

Veseli: E kemi merituar rekomandimin e KE-së për viza!

Të ngjajshme

Bedri Hamza tregon se çka i kërkuan amerikanët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kandidat...

S’mundet pa cigare, portieri i Barcelonës kapet duke përdorur “snus”

Skuadra e Barcelonës ditë më parë luajti ndaj Villarrealit,...

Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?

Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet...

Një banor i verbër hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Për herë të parë në historinë e Big Brother...
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian për vizat për Kosovën, ka uruar të gjithë qytetarët.

- Advertisement -

Në një postim në  profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Veseli ka shkruar se qytetarët e meritojnë të lëvizin lirshëm.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Lajm i mrekullueshëm për Kosovën. Komisioni Europian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

E kemi pritur këtë vlerësim dhe e kemi merituar këtë vendim. Kemi bërë përparim të madh, një punë të jashtëzakonshme, por angazhimi ynë në rrugën europiane duhet të vazhdojë edhe më tutje.

Tani, i takon BE-së për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen.

Shpresojmë që edhe kjo të ndodhë sa më shpejtë, sepse e meritojnë qytetarët tanë. Urime!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz