back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaJetëKurioziteteMafia shqiptare me rritjen më të shpejtë në Europë

Mafia shqiptare me rritjen më të shpejtë në Europë

Të ngjajshme

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Një gjykatë pakistaneze dënoi të shtunën ish-kryeministrin Imran Khan...

Përfaqësuesja e Kosovës shënon rritje të madhe në ”Transfermarkt”

Rezultatet e mira të Përfaqësues së Kosovës në muajt...
- Advertisement -

Europol ka deklaruar se mafia shqiptar është organizata kriminale që ka pasur zhvillimin më të madh në vitet e fundit. Është bërë një ndër shoqatat kriminale më të rëndësishme në Itali, ku krimi vendas dhe ai i huaj përzihen për të kryer së bashku afare të çdo lloji.

Mafia shqiptare ka arritur edhe të kalojë kufijtë e Italisë duke u vendosur në Evropën veriore e duke vendosur kontakte deri me Amerikën e Jugut.

Nga gadishulli italian, kriminaliteti shqiptar drejton nakrotrafikun dhe prostitucionin, si dhe e ka kthyer Italinë në një urë të pazëvendësueshme për mafian ballkanike për tranzitin e armëve dhe eksplozivëve.

Si strukturë është e ngjashme me ‘ndrangheta, familjet mafioze përbëhen kryesisht nga lidhje fisnore me solidaritet shumë të konsoliduar.

Një ngjashmëri që ka sjellë një sinergji kriminale shumë të fuqishme midis shqiptarëve e kalabrezëve, t[ cilët bashkëpunojnë në trafikun e drogës sikur të kishte një pakt të heshtur.

Kalabrezët e përfshijn mafian shqiptare për afare në vende si Spanja, Holanda, Belgjika e Gjermania, ku shqiptarët kanë shumë kontakte.

Nuk ndalen në Evropë tentakulat e mafias shqiptare, ka arritur të hyjë edhe në Amerikën e Jugut, ku drejton trafikun e kokainës nga Kolumbia në Evropë.

Në këtë rast, konkurrenca me kalabrezët është e dukshme dhe njëra palë duhet të bëjë lëshime, ndryshe mund të plasë një luftë shumë e fortë.

Për momentin duket se ka një pakt të heshur ndihme si në kontinentin e vjetër ashtu edhe në të riun.

Klanet shqiptare janë prodhuesit e parë të marijuanës në Evropë dhe drejtojnë trafikun. Edhe ‘ndrinet kalabreze, të lidhur me klain Mancuso, blejnë nga shqiptarët rreth 5 tonë marijuanë çdo tre muaj, për ta shitur në Italinë e veriut.

Lidhja midis ‘ndranghetas e mafias shqiptare ka mënjanuar Sacra Corona Unita, ndërmjetësi i përdorur në kontaktet e para mes tyre.

Ngarkesat e marijuanës kalojnë nga porti i Durrësit në Puglia ose me avionë të vegjël që iu shpëtojnë radarëve e që nuk e kanë të nevojshme të kenë aeroport për t’u ulur.

Është një metodë e kolauduar tashmë, e përdorur që nga koha e Pablo Escobarit për transportin e kokainës.

Fitimet nga droga riciklohen në Itali kryesisht me investime në prona të patundshme dhe turistike në veri e jug të vendit.

Fuqia ekonomike përfaqëson një rrezik për mafian italiane që mund të mos jetë kaq dashamirëse në planet afatgjata për të pranuar dominimin e kriminalitetit shqiptar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz