BallinaRegjionaleDrenasDetaje rreth varrimit të Komandant “Rrufesë” (FOTO)

Detaje rreth varrimit të Komandant “Rrufesë” (FOTO)

Të ngjajshme

KQZ-ja merr masa për të parandaluar manipulimet e evidentuara në zgjedhjet e shkuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraparë mekanizëm të ri...

Rrahmani shënon gol në Çeki me Sparta Pragën

Skuadra e Sparta Pragës është duke fituar 2:0 ndaj...

Vulaj: Kosova në NATO, interes i sigurisë kombëtare të ShBA-së

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka...

E papritur! Konkurentja përjashtohet nga Ferma VIP

Një lajm i papritur ka habitur ndjekësit e “Ferma...

Salih Muqaku i njohur ndryshe edhe si Komandant “Rrufeja” dje ka ndërruar jetë, transmeton Drenica Press.

Komandat “Rrufeja” nga fshati Nekoc i komunës së Drenasit u lind më 24 prill 1962.

Që nga vitet e 90’ta ka qenë i angazhuar në aktivitetet për çlirimin e vendit, ndërsa nga viti 1998 ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ishte pjesëmarrës në betejën e Rahovecit, Caralevës, Luzhnicës dhe në çdo vend ku kërkohej nevoja për përforcime për çlirimin e vendit nga okupatori serb.

Kontributi i tij në betejën e Llapushnikut bëri që ai të kurorëzohet me nofkën Rrufeja, duke tërhequr veteranin Fetah Zogu, gjatë konfromtimit të ashpër dhëmb për dhëmb me forcat armike.

I ndjeri la pas dy djem, Albertin dhe Qëndrimin si dhe vajzën Albinën.

Varrimi i të ndjerit bëhet më datën sot prej orës 16:00 në varrezat e Dëshmorëve (Veteranëve) në Kleçkë, nën ceremoninë e FSK-së.
Nisja e kortezhit bëhet në ora 15.00 nga fshati Nekovc./DrenicaPress/

Fotografia e K.F Gryka

Fotografia e K.F Gryka

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz