back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKy është i arrestuari për falsifikim të statusit të veteranëve |Foto

Ky është i arrestuari për falsifikim të statusit të veteranëve |Foto

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Driton Gashi nga Podujeva është personi që me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është dërguar në mbajtje për falsifikim të statusit të veteranëve të UÇK-së, raporton Insajderi.

Sipas Prokurorisë në  Prishtinë, Gashi që nga muaji tetor i vitit 2015 e deri në mars të këtij viti ka falsifikuar vendimet e invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i dyshuari si agjent i njërës prej kompanive të sigurimeve “ka falsifikuar vendimet e invalidëve të UÇK-së, dhe ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, për të vërtetuar një çështje të pavërtetë e paraparë të shërbej si provë për regjistrimin e automjetit”.

Gashi si personave të autorizuar të kësaj qendre ia ka prezantuar vendimin kinse personat kanë qenë invalid të Luftës së UÇK-së, edhe pse këta nuk e kanë pasur këtë status.

“Me këto veprime i pandehuri D.G. ka kryer veprën penale ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’ nga neni 403 paragrafi 1 të KPK-së. Prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.G. pasi që ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, si dhe, rreziku i ndikimit tek të dëmtuarat dhe dëshmitarët”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz