BallinaShqiptareUshtari serb tentoi të përdhunojë shqiptaren, sot sëpata që i preu kokën...

Ushtari serb tentoi të përdhunojë shqiptaren, sot sëpata që i preu kokën është simbol i fshatit

Të ngjajshme

PDK-ja kundër qasjes së Kurtit, Deliu-Kodra: Qytetarët meritojnë jetë më të mirë

Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e...

Punë edhe gjatë natës për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet

Leutrim Retkoceri, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë, ka...

Rashford ul pagën për të qëndruar te Barcelona

Barcelona ka disa vendime të rëndësishme për të marrë...

Xabi Alonso flet pas emërimit te Chelsea: Nder për mua, tani të fitojmë trofe

Chelsea ka konfirmuar sot në faqen zyrtare emërimin e Xabi...

Zgjedhjet e 7 qershorit – sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora...

Fshati Brezë i Karadakut, dikur heroik, tashmë është një fshat i braktisur dhe i harruar nga autoritetet e Maqedonisë. Në këtë krahinë nuk ka asnjë kusht jetesë, ndonëse disa banorë vijojnë të frymojnë aty.

Por ndryshe këtij realiteti të trishtë të sotëm, Breza shquhet si vendi burrave trima në një të kaluar heroike. Kështu konsiderohet sidomos periudha që nga viti 1912, kohë e rezistencës së shqiptarëve ndaj sundimit serb në ish-Jugosllavinë e atëhershme.

Dhe në qendër të kësaj epoke qëndron Kadri Abazi, i cilësuar trim mbi trima, ai i cili i doli zot një motre shqiptare për t’ia ruajtur nderin nga një oficer serb, duke ia këput kryet.

Për këtë akt, Kadri Abazit i është kushtuar një këngë e veçantë edhe nga rapsodët tanë.

Një fshatar i Brezës, flet për atë çka ndodhi atë vit të largët, që përbën dhe shenjën bazë të këtij fshati, atë që e identifikon si fshat trimash

“Në periudhën e vitit 1912-13 serbët u kanë shkaktu probleme të mëdha shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë guxu të qarkullojnë lirshëm asnjëherë. Ashtu siç këndohet edhe në këngët me qifteli, shqiptarët burra e gra të cilët duke u kthyer nga puna janë ndaluar nga policia serbe. Dhe kështu, nji oficer serb ka zgjedhur vajzën më të bukur shqiptare që ta përdhunon. Por Kadri Abazi, i ndikuar nga britma e motrës shqiptare ku thoshte ‘a ka shqiptar që më ndihmon?’, mori sëpatën dhe i’a hoqi kryet serbit. Dhe pas këtij akti trimëror, e shpëtoi motrën dhe të tjerët, dhe vetë asnjëherë nuk i ra në dorë policisë. Ishte në arrati afër 30 vite në malet e Karadakut”, sqaroi fshatari.

Dhe e veçanta është se aktin e Kadri Abazit, banorët e fshatit kanë vendosur që të përjetësojnë në një formë origjinale. Mbi varrin e tij afër xhamisë së fshatit, si në një vepër instalative, figuron edhe sëpata e improvizuar me gjakun e serbit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz