BallinaLajmeAksidentet e trafikut në Kosovë, policia kërkon kujdes më të shtuar

Aksidentet e trafikut në Kosovë, policia kërkon kujdes më të shtuar

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Policia e Kosovës, pas vdekjes së gjashtë personave në dy aksidente komunikacioni, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë më vigjilent dhe të kenë kujdes të shtuar.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës kërkon vëmendje posaçërisht në këtë periudhë kohore, ku kemi shtim të qarkullimit rrugor, e po ashtu të reshura më të mëdha të shiut, të cilat mund të ndikojnë në kufizim të dukshmërisë dhe qarkullimi nëpër rrugë mund të vështirësohet.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj po vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, aplikon masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti atyre me fatalitet, që po paraqesin shqetësim për të gjithë ne, për shkak të humbjes së jetëve njerëzore”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, gjatë këtij gjashtëmujori është evidentuar rënie e aksidenteve fatale për 19.61 për qind, ndërsa rënie në total të aksidenteve prej -13.25 për qind. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz